Situata me zjarret, QMK: 12 zjarre aktive në gjithë territorin

27.07.2025 13:02

Lufta me zjarret po vazhdon...

Lufta me zjarret po vazhdon, vetëm gjatë në 24 orëve të fundit janë shuar tërrësishtë plotë 16 zjarre, por ka edhe 12 të tilla të cilat janë aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas këtyre të fundit, në 24 orët e fundit, Qendra për Menaxhimin e Krizave regjistroi gjithsej 33 zjarre në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin. Nga këto, 12 janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

“Në 24 orët e fundit, kemi regjistruar gjithsej 33 zjarre, nga këto, 12 janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht. Më kritiku është trekëndëshi midis Vasilevës, Radovishit dhe Berovës. Digjet vargmali Goten dhe pjesë të maleve të Maleshevës. Flakët po përpijnë pyje me rritje të ulët dhe bimësi të dendur. Zjarret janë aktive edhe në rajonin e Prilepit, njëri pranë fshatit Beshishte, tjetri në shtrirjen drejt fshatit Dren. Dhe në Makedonski Brod, një flakë po digjet midis fshatrave Creshevë dhe Karpa.”– thuhet në Komunikatën e Qendrës për Menaxhim me Kriza.

LSDM: Qeveria po keqmenaxhon zjarret

Situata me zjarret ka perplasur pushtetin dhe opozitën. LSDM ka akuzuar pushtetin për mosaftësi menaxhimi të situatës me zjarret.

“Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në të gjithë vendin. Ka zjarre në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, digjen edhe Prilepi, Makedonski Brodi, Kriva Palanka, Zelenikova, Karbinci, Kumanova, Likova, Gostivari, Zhelina, Staro Nagoriçane... Në vend të ndërhyrjes së koordinuar dhe veprimeve të forta për të shuar zjarrin, shohim mungesë interesi dhe çorganizim total nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së”. – thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE: LSDM la pa pajisje funksionale zjarrfikësit

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, LSDM në vend që t’u kërkojë falje qytetarëve që i kanë lënë repartet  e zjarrfikësve pa pajisjet e duhura për t’u përballur me zjarret, gëzohet për çdo zjarr që përfshin vendin.

“Për shtatë vjet në pushtet, LSD, në vend që të blinte pajisje dhe automjete për shërbimet, bleu vetëm automjete të rehatshme për zyrtarët e saj. Nëse LSD do të kujdesej për situatën e zjarreve, siç po pretendon të bëjë tani në opozitë, nuk do të na kishin lënë pa asnjë helikopter, avion apo automjet zjarrfikës funksional” thonë nga VMRO-DPMNE. (Fitim Kryeziu, TVM2)