Elmazi: Qytetarët respektojnë masat për vizitë në Sharr

27.07.2025 13:27

Një pjesë e madhe e qytetarëve...

Një pjesë e madhe e qytetarëve po respektojnë masat që janë vendosur nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”. Kështu ka theksuar drejtori Evzal Elamzi.

Ai thotë se qytetarët të cilët vendosin ta vizitojnë zonën e Parkut Kombëtar janë të obliguar të paraqiten të dërgojn e-mail ose SMS dhe të shënojnë lëvizjen dhe lokacionin, nëse kjo nuk bëhet nga vizitorët e parkut dënimet janë të larta.

“Po efekt ka, qytetarët paraqiten lajmërohen, përmes faqes sonë, procedura është shumë e shpejtë, dhe marrin përgjigje përmes e-mail-it dhe formave tjera elektronike. Janë të obliguar qytetarët që të paraqiten të evidentohen, emrin, mbiemrin dhe lokacionin ku do lëvizin. Si fillim nuk është keq, por do të duhet të marrim disa masa shtesë për mobilizimin dhe informimin e qytetarve për pagesën e hyrjes në zonat e parkut”. – tha Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Evzal Elmazi.

Por problem mbeten deponitë inerte dhe jo inerte të krijuara nga banorët e fshatrave që janë pjese e Parkut Kombëtar. I pari i Tetovës premtoi zgjedhje në bashkëpunim me institucionet dhe banorët.

“Mbeturiant veçmë edhe komuna në bashkëpunim me ‘Sabarmaher’ dhe këtu është përfshirë edhe Parku Kombëtar, kemi planë konkret sa i përket menaxhimit të mbeturinave, sa u përkët fshatrave që gravitojnë në komunën e Tetovës në Malin Sharr. Do të bjëmë një identifikim të ri të, disa lokacioneve që janë, ndërkohë me deponi të egra dhe të njëjtat do shohëm si do i pastrojmë këta lokacione nga deponitë inerte, ku kryesishtë janë deponi inerte ose materiale të forta. Në bashkëpunim me PKMSH me Ministrinë e Ekologjisë, komuna e Tetovës, jemi duke punuar që të zgjedhim këtë problem” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.

Elmazi e Kasami u dakorduan për një aksion të përbashkët për t’i pastruar këta deponi të cilat jo çdo herë krijohën për faj të qytetarëve por edhe si mungesë lokacioni. (Visar Sadiku, TVM2)