Zgjedhje lokale me peshë politike, Adili: Gara shqiptare për legjitimitet
Në aprim fushata për zgejdhjet lokale...

Në aprim fushata për zgejdhjet lokale do të duhej të fokusohen në problematikat komunale, por këto zgjedhje pritet të marrin një dimension më të gjerë politik në kampin shqiptar, vlerëson analisti Bekim Adili.
Sipas tij, retorika e partive politike, veçanërisht e opozitës shqiptare, tregon se zgjedhjet do të jenë edhe një garë për të konfirmuar legjitimitetin e tyre përballë elektoratit shqiptar.
“Kjo betejë është e aspektit politik, në kontekst të një problematike, e cila lidhet me mosnjohjen e zgjedhjeve nga Fronti Evropian, duke mohuar se është shkelur legjitimiteti etnik. Andaj edhe Fronti Evropian po shndërrohet në atë që ato çfarë kanë paralajmëruar në Aleancë Kombëtare apo Front Kombëtar. Gjithsesi kjo na lë të kuptojmë se ky lloj kampi politik shqiptar do të dal me një platformë politike përtej zgjedhjeve lokale dhe atyre administrative andaj po përpiqen dhe kanë vendosur figura kyçe” – tha analisti, Bekim Adili.
Përveç përballjes politike, Adili vlerëson se në disa komuna, si ajo e Kërçovës, pritet edhe një përballje me ngjyrim etnik.
“Beteja do të jetë edhe në aspektin etnik mes shqiptarëve dhe VMRO-DPMNE-së, do të thosha për dy qytete dhe specifikisht më shumë për Kërçovën, që është një qytet shumë i ndjeshëm. Tani më VMRO-DPMNE kërkon dhe me sa duket ka një lloj miratimi nga ana e LSDM-së për të nxjerrë një kandidat të vetëm//Kërçova është më delikate për shkak të numrave ku komunitetet e vogla krijojnë atë ndryshimin dhe pa dyshim që diaspora shqiptare thellon fitoren siç ka ndodhur herave tjera” – shprehet analisti, Adili.
Siç ka paralajmëruar kryeparlamentari, zgjedhjet lokale pritet të shpallen në dhjetëditëshin e parë të gushtit dhe të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Në kampin politik maqedonas janë zyrtarizuar shumica e kandidaturave për kryetarë komunash, ndërsa në kampin shqiptar, BDI ka zyrtarizuar kandidaturat e Bujar Osmanit në Çair, Bajram Rexhepit në Tetovë dhe Emir Sulejmanit në Zhelinë.
Nga ana tjetër, VLEN ka shpallur mbështetjen për Mendi Qyrën në Strugë dhe ka paralajmëruar se në javën e parë të gushtit do të bëjë publike të gjitha kandidaturat me të cilat do të garojë në zgjedhjet lokale. (Ersan Pajaziti, TVM2)
