Gaza, pauzë humanitare, uria vazhdon

27.07.2025 14:52

Izraeli njoftoi një “pauzë taktike” 10-orëshe...

Izraeli njoftoi një “pauzë taktike” 10-orëshe në aktivitetin ushtarak në tre zona të Gazës të dielën, ndërsa zemërimi ndërkombëtar rritet për shkak të urisë brenda enklavës palestineze.

“Për të rritur shkallën e ndihmës humanitare që hyn në Rripin e Gazës, do të bëhet një pauzë taktike lokale në aktivitetin ushtarak për qëllime humanitare, për t’u mundësuar konvojeve të OKB-së dhe organizatave humanitare të dorëzojnë dhe shpërndajnë në mënyrë të sigurt ushqim dhe ilaçe në të gjithë Gazën”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një deklaratë të dielën, raporton CNN.

Pauza, e cila mbulon zonat e Al-Mawasi, Deir al-Balah dhe një pjesë të Qytetit të Gazës, do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit të së dielës, dhe do të zgjasë deri në orën 20:00 të të njejtës ditë.

Por banorët e Gazës vazhdojnë të presin me orë të tëra ushqim për më të dashurit e tyre.

“Po presim plotë 3 orë që të sjellin gjëra ushqimore për më të dashurit tanë, nuk kemi të holla, por nuk kemi as ushqim, por po vërejmë se nuk ka as ujë për pijë. Pra po mundohemi që të sjellim nga një kafshatë buke për fëmijët tanë, që sadopak ta shuajmë urrinë që po mbretëron tek ata” – tha një banorë i Gazës.

“Jemi në urri totale, ndërsa situate është katastrofale, nukpo munf të gjejmë një kafshatë bukë për të ngrën, por nuk ka as miell,që të mund të gatuajmë, edhe në ato pak vende ku ka, çmimet janë ekstremishtë të larta. Prandaj jemi në pritje të ushqimit, ose nga kujnat të cilat përgatiten nga njerzit bamirës, por ato janë shumë pak, dhe nuk mjaftojnë për të gjithë këto banorë” – u shpreh një tjetër banorë i Gazës.

“Dëshirojmë që më në fund të përfundon kjo luftë, të përfundon që të mund ta jetojmë edhe këtë pjesë të jetës që na ka mbetur” – deklaroi një banore e Gazës.  

Në ndërkohë Forcat izraelite bastisën anijen e ndihmave “Handala” që po shkonte në drejtim të Gazës, në të cilën gjendeshin 21 persona.

Anija, e cila u nis nga Italia, po transportonte ushqim dhe ilaçe në përputhje me ligjin ndërkombëtar detar dhe humanitar. Në bord gjendeshin civilë të paarmatosur, përfshirë ligjvënës, mjekë dhe vullnetarë. (Fitim Kryeziu, TVM2)