Rritet numri i pacientëve me infeksione në veshë, mjekët: Kujdes të veçantë me fëmijët nëpër pishina

27.07.2025 15:25

Në periudhën e verës..

Në periudhën e verës, në temperatura të larta, qytetarët për tu freskuar dhe për t’i ik vapës së madhe shpesh vizitojnë pishinat e vendit, mirëpo qytetarët më të ndjeshëm shpesh ndodh që të marrin infeksione në veshë.

Mjekët thonë se kjo vie si pasojë e ujit të ndotur nëpër pishina të ndryshme ose nga uji i detit, ndaj rekomandojnë për kujdes më të madh gjatë kësa periudhe të nxehtë.

“Këtë periudhë kemi rritje të numrit të pacientëve veçanërisht me probleme në veshë me procese inflamatore në veshin e jashtëm, në kanalin e dëgjimit. Këto raste janë më të shpeshta në periudhën e verës. Më shpesh ndodhin nga pishinat, infeksion nga uji i ndotur, futja  e ujit në kanalin e dëgjimit shkakton ndezjen e veshit. Në këtë periudhë më shumë ankohen të rinjtë dhe fëmijët, sepse janë shfrytëzues më të mëdhenj të pishinave, por ka edhe pacientë që kthehen nga pushimet verore për shkak të ujit të detit, ndryshimeve të caktuara inflamatore ose ndryshimeve të klimës” – u shpreh mjekja Biljana Trifunovska.

Në këto temperatura të larta përveç të rinjëve dhe fëmijëve  edhe mosha më e shtyer ankohen nga infeksionet  marramendjet  si dhe ndezje të fytit.

“Kemi shpesh raste të pacientëve që vijnë me ndezje të fytit, me anginë, kjo nodh për shkak të freskimit të qytetarëve me ujë dhe lëngje shumë të ftohta, përdorimin e akulloreve. Kemi një grup të pacientëve që janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, sepse jo të gjithëve u ndodh infeksion nga shfrytëzimi i pishinave dhe përdormi i lëngjeve të ftohta gjatë kësaj periudhe të nxehtë” – tha mjekja Biljana Trifunovska.

Mjekët rekomandojnë  që pacientët para se të shkojnë në pushime verore  të vizitojnë mjekun dhe të kontrollojnë veshët për mbrojtje adekuate, në raste të problemeve me veshë tek pacientët  mjekët rekomandojnë sprej special që  të mos mbetet uji në  veshë  dhe të shkaktohet problem më i madh. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)