Kumanovë, rrjedhin afatet dhe masat për punësim
Në kuadër të programit qeveritar për punësim...

Në kuadër të programit qeveritar për punësim, “Plani Operativ për Punësim 2025”, në rajonin tonë përmes Qendrës për punësim në Kumanovë, kumanovarët, ditëve që lam pas, por edhe në vijim, kishin dhe do të kenë rastin të njihen me një sërë masash për punësim, dhe të njejtit provuan fatin e tyre për t’u punësuar në institucione shtetërore apo edhe biznese private.
Nderim Jashari, nga Qendra për Punësim në Kumanovë, njofton se ende janë aktive disa nga masat për punësim.
“Për momentin janë disa masa aktive të cilat janë shumë interesante. Puna praktike e cila ka filluar nga 1 korriku dhe zgjatë deri më 31 korrik, për momentin në Qendrën e Punësimit në Kumanovë ka interesim të lartë dhe këtu aplikimet shkojnë paralel, aplikon edhe personi i pa punë, por edhe punëdhënësi apo ndërmarrja, kanë aplikuar rreth 38 kompani si dhe 46 persona të pa punë, sepse një kompani ka të drejtë të merr më shumë punëtorë. Është e rëndësishme që personat që janë në punë me firmat prodhuese deri në moshën 23 vjeçare mund të vijnë në Qendrën tonë dhe të aplikojnë për “Garancionet për të rinjtë” – tha Nderim Jashari nga Qendra për Punësim në Kumanovë.
Sigurisht se këto masa por edhe shumë masa për subvencionim, e të tjera nga ana e shtetit për punëdhënësit dhe të punësuarit janë mirëpritur edhe nga ana e Odës së Zejtarëve të RMV.
“Çdo vit ne kemi thirrje publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, sigurisht se edhe këtë vit kemi. Masa për vetë-punësim është shumë më atraktive tek të rinjtë sepse qeveria jep diku 10 mijë Euro për hapjen e një biznesi ku 90-95% janë shfrytëzues Zejtaritë apo veprimtaritë Zejtareske” – deklaroi Agron Fazliji, nga Oda e Zejtarëve të RMV-së.
Ndryshe, zejtarët aplikuan për subvencionimin e repro-materialeve, si dhe paisjeve të tjera për punë, që sadopak tu lehtësohet zhvillimi i veprimtarisë së tyre zejtareske. (Fatlum Aqifi, TVM2)
