Strugë, rënie e turistëve të huaj këtë verë
Krahasuar me verën e kaluar...

Krahasuar me verën e kaluar, këtë vit Struga po përballet me një rënie të ndjeshme të numrit të turistëve, çka po reflektohet edhe në kapacitetet e paplotësuara të akomodimeve dhe në aktivitetin e ulët të bizneseve lokale që varen nga turizmi sezonal.
Hotelierët dhe afaristët lokale shprehen të shqetësuar, duke theksuar se mungesa e rezervimeve, sidomos nga turistët e huaj.
“Sezoni 2025 ka filluar tashmë, kështu që presim një mbushje të madhe të objekteve turistike që ekzistojnë në Strugë dhe Ohër. Së bashku, kemi rreth 1,200 dhoma hoteli në zonën e Strugës dhe rreth 1,200 dhoma në zonën e Ohrit. Po flas për hotele të sheqerosura me katër dhe pesë yje. Ka edhe privat që është gjithashtu. Një përqindje më e madhe e njerëzve në fakt kërkojnë së pari akomodim prat!” – tha Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve, Krste Bllazhevski.
Struga nuk ka turizëm si vitet e kaluara, thonë hotelierët duke apeluar për më shumë përkrahje dhe promovim të qytetit nëpër vende europiane!
“Numri më i madh i mysafirëve këtë vit është nga Turqia, ashtu si vitin e kaluar, dhe ata janë në rritje. Fatkeqësisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mysafirët holandezë dhe mysafirët polakë.Duhet të punojmë më shumë se si t'i mbajmë ata mysafirë nga Evropa Perëndimore dhe si ta rrisim numrin e tyre, ese, ka diçka të re që ishte vitin e kaluar, dimrin e kaluar, do të thoja se kishim rreth 30 mijë mysafirë nga Gjermania dhe Franca.” – u shpreh Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve, Krste Bllazhevski.
Pronarët e hoteleve dhe bizneseve lokale shprehen të shqetësuar, duke theksuar se mungesa e vizitorëve po ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik të qytetit. (Fitore Istrefi, TVM2)
