Kamboxhia dhe Tajlanda, konflikti midis dy vendeve vazhdon

27.07.2025 19:12

Kamboxhia dhe Tajlanda akuzuan njëra-tjetrën...

Kamboxhia dhe Tajlanda akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve me artileri në zonat kufitare të diskutueshme, disa orë pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se udhëheqësit e të dy vendeve kishin rënë dakord të punonin drejt një armëpushimi. Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias tha se Tajlanda bombardoi komplekset e tempujve dhe nisi sulme tokësore në disa vende.

Në ndërkohë Ushtria tajlandeze tha se Kamboxhia kishte hapur zjarr në disa zona, duke përfshirë edhe shtëpi të civilëve.

“Tajlanda është në pritje të një qëndrimi të sinqertë nga pala e Kamboxhës, për të ndaluar qasjen armiqësore në mes të dyja vendeve, që nuk është shembull me rastet jo-selektive të sulmeve të cilat vazhdojnë të kryhen. Sapo të tregohet ky vullnet i mirë, ne jemi të gatshëm që të kyqemi në procesin e dialogut me qëllim që ti definojmë masat dhe procedurat e ndërprerjes së luftimeve.” – tha Zëdhënësja e Diplomacisë tajlandeze, Marati Nalita Andamo.  

Por banorët e depërtuar nga vendlindjet e tyre, dëshirojnë të kthehen në shtëpit e tyre.

“Duam që kjo të përfundon sa më shpejt, dhe dua që sa më shpejtë të kthehem në shtëpi, dhe kjo mënyrë e jetesës më bën të ndjehem shum keq” – tha një banorë.

“Po lutem me shpresë, po lus Zotin që të dyja palët të gjejnë një gjuhë të përbashkët, të bisedojnë dhe të pajtohen, të përfundon kjo luftë më”  - u shpreh një banore.

Nga ana tjetër Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t'i ushtruar presion mbi ta që të pranonin një armëpushim.

Kamboxhia tha se e kishte pranuar propozimin, ndërsa Tajlanda theksoi nevojën për bisedime midis dy vendeve.

Megjithatë, pas telefonatave të Trump, bombardimet përgjatë kufirit rifilluan gjatë natës. Të paktën 33 ushtarë dhe civilë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve të enjten, dhe mijëra njerëz nga të dyja palët janë zhvendosur. (Fitim Kryeziu, TVM2)