Shënohet Dita Botërore e Hepatit, skrining falas për detektim të hershëm
Shënohet Dita Botërore e luftës kundër Hepatitit...

Shënohet Dita Botërore e luftës kundër Hepatitit. Në vendin tonë rreth 40 mijë pacientë vuajnë nga hepatiti. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qendrën Hepar-Manastir dhe klinikat për gastroenterohepatologji dhe sëmundje infektive, filluan fushatë të përbashkët kombëtare për skrining falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C dhe HIV, si dhe elastografi për sëmundjet kronike të mëlçisë.
Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për sëmundjet e mëlçisë, siç janë kanceri i mëlçisë, sëmundja e mëlçisë yndyrore alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundjet e rralla të mëlçisë.
“Programi do të fillojë nga Shkupi dhe do të vazhdojë në Tetovë, Strugë, Ohër, pastaj në Manastir dhe në Shtip. Besoj që shëndetësia do të prevenon dhe për këto arsye, këto programe janë shumë të rëndësishme për neve me qëllim që qytetarët të kenë një shëndet më cilësor, pasiqë në momentin kur prevenohet dhe detektohet sëmundja në fazën e hershme, edhe më lehtë shërohet, edhe më lirë dhe cilësia e shëndetit të qytetarit duhet të jetë më e mirë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
“Në shtetin tonë jetonë me mijëra pacientë të cilët janë bartës të hepatitit po nuk e dijnë, dhe që nuk kanë qasje në dijagnostikim dhe terapi. Unë si infektolog dhe drejtor i klinikës infektive, dhe njëherit si shërbyes publik, apeloj publikisht që investimi në politikat shëndetësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të hepatitit të jetë primarë, pasiqë me investimin që mund të bëhet në drejtim të prevenimit, ëshë një dobi, jo vetëm sociale, por edhe mirëqenie ekonomike.” – deklaroi Drejtori i Klinikës Infektive-Shkup, Fadil Cana.
Fushata kombëtare do të zbatohet në 10 qytete të vendit, me qëllim të qasjes më të lehtë dhe të shpëjtë të qytetarëve në zbulimin e hershëm të sëmundjes së mëlçisë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
