Botë

SHBA-BE, arrihet marrëveshja tregtare

28.07.2025 13:41

Pas nje takimi njeoresh ne Turnberry te Skocise, Presidenti i SHBA-s...

Pas nje takimi njeoresh ne Turnberry te Skocise, Presidenti i SHBA-s dhe presidentja e Komisionit te BE-s Ursula von der Leyen arritën nje marreveshje tregtare, vetem disa dite para perfundimit te afatit pas negociatave me muaj te tere me Evropen. Sipas marreveshjes tarifa doganore amerikane pe prodhimet e importuara nga BE-ja do te jete 15% dhe jo 30%  apo 50% , pra shume me pak se ajo qe rrezikohej te hyje ne fuqi nga propozimi I pare i presidentit Trump.  
 
“Ne kemi nje marreveshje. Kemi marreveshjen me te madhe mes dy ekonomive me te medha ne te gjithe boten. Do te sjelle stabilitet, do te sjelle parashikime, parashikuehsmeri, kjo eshte shume e rendesishme per bizneset ne te dyja anet e Antlantikut”, u shpreh presidentja e Komisionit te BE-s Ursula von der Leyen.   
 
“Eshte nje marreveshje shume e madhe. Eshte marreveshja me e madhe nga te gjitha marreveshjet. Sepse Be-ja perfaqeson me shume shtete, jo vetem nje shtet. Nuk eshte e lehte per ju, e di kete. Kemi shume shtete te ndryshme, shtete te shkelqyeshme por disa jane te fuqishme me makina, disa me bujqesi, disa me te dyja. Pra keni shume faktore”, theksoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
 
Kjo marreveshje u arrit pas muajve te tere me negociata mes SHBAS dhe BE-se. Edhe pse ulja e tarfiave ne 15% eshte e knsiduerueshme prapeseprape eshte nje cmim. Sipas presidentit Trupm tarifat do te vendosen kryesisht per makinat dhe prodhimet e bujqesise. 
 
ASDREN ÇELIKU