Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Mickoski: me VLEN-in, mbështetje të ndërsjellë

28.07.2025 14:29

Partitë politike drejt finalizimit të kandidaturave për kryetarë komunash...

Partitë politike drejt finalizimit të kandidaturave për kryetarë komunash. Matematikat e tyre llogarisin fitoret që mund t’ju vijnë edhe nga bashkëpunimet mes subjekteve.
 
Në disa komuna, VMRO – DPMNE-ja mbështetje konsideron të ketë nga VLEN dhe anasjelltas, ofron mbështetje për VLEN -in aty ku VMRO nuk do të nxjerrë kandidat. Edhe me Lëvizjen ‘E DI” partia maqedonase në pushtet është në bisedime për Kumanovën dhe disa komuna tjera.
 
“Sa u përket partive politike, pjesë nga koalicioni VLEN, kemi poashtu marrëveshje parimore që të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat ata jo dhe atje ku ata do të kenë e ne jo. Sa i përket Lëvizjes “E Di”, bisedojmë, negociojmë për momentin për dy komuna, e ato janë: Kumanova dhe komuna Qendër, për të pasur kandidat të përbashkët. Bisedimet po zhvillohen në drejtim të mirë dhe konstruktv”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Mexhiti: Emrat e kandidatëve në fund të javës
 
Nga koalicioni VLEN listë të qartë të kandidatëve do të kemi kah fund i javës, thotë nga ky koalicon, Izet Mexhiti.
 
“VLEN bën analizat dhe debatin përfundimtar rreth kandidatëve. Mendoj se deri kah fundi i javës, VLEN do të del me kadidatët e vet gkithkund, prej Struge deri në Likovë me emra konkret në çdo komunë, madje do të shkojmë edhe me lista”, theksoi Izet Mexhiti nga VLEN.
 
FE: Garojmë për Shkupin; me ASH-në, marrëveshje
 
Pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje lokale me kadidatë dhe lista të përbashkëta do të ketë mes Fronitt Evropian dhe ASH-së së Taravarit, konfirmon nga BDI, Arbër Ademi. Fronit Evropian me kandidat edhe për qytetin e Shkupit.
 
“Për qytetin e Shkupit BDI dhe koalicioni i gjerë të cilin e përbëjmë, do të ketë kandidatin e vet, ka mbetur që emrat e kandidatëve edhe për komunat tjera përfshi edhe për Qytetin e Shkupit që të konfirmohen organet partiake dhe në organe te partive të cilët e përbëjnë koalicionin e gjerë. Kështu që, kur të kemi emër konkret, me kohë do ta ndajmë me opinionin”, u shpreh Arbër Ademi nga BDI.
 
Ndërkohë, Frontit Europian kërkon nga qeveria  që të anulojë vendimin, me të cilin sipas tyre ulet numri i këshilltarëve në disa komuna me shumicë shqiptare.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU