Maqedoni
Në Haraçinë përfundon rregullimi i kanalit, Mexhiti: Minimizon rrezikun nga përmbytjet
28.07.2025 14:52
Ka përfunduar rregullimi i kanalit anësor në Komunë të Haraçinës...

Ka përfunduar rregullimi i kanalit anësor në Komunë të Haraçinës, projekt ky në vlerë të 64 milion denarëve, i cili është financiar nga Ministri e Mjedisi Jetësor.
Udhëheqësi këtijj resori Izet Mexhiti tha se pjesa e kanalit e rregulluar ka një gjatësi prej 295 metrash, ndërsa tashmë ka kapacitet të ri për rrjedhjen e ujërave, duke minimizuar rrezikun nga përmbytjet sezonale. Ndërkohë, ai paralajmëroi realizimin e një projekti të ngjajshëm edhe në Hasanbeg.
“Sot këtu jemi për të përmbyllur punën e kanalit në Haraçinë, i cili me dekada të tëra ka qenë problem për Haraçinën dhe për ta paralajmërur rregullimin e kanalit edhe në Hasanbeg, I cili ishte edhe një ndër shkaqet për 20 viktimat që ndodhën gjatë përmbytjeve. Si vendim ka kaluar në Ministrinë e Ekologjisë, kemi nënshkruar kontratë me Komunën e Gazi Babës, ato duhet të konktraktojnë ndërmarrjen, ndërsa financimin e bën Ministria e Ekologjisë”, u shpreh zv/kryeministri Izet Mexhiti.
Mexhiti paralajmëroi edhe dhjetëra projekte të tjera në kanalizim, rrugë dhe hapësira publike.
“Me shifra mund të them se nga Ministria e Mjedisit Jetësor, nga kredia hungareze janë ndarë 93 milion denarë për 20 projekte për kanalizim, rrjetit të ujësjellësit, rregullim të shtratit të lumenjëve, shtigjeve dhe hapësirave publike”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu informoi se nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, janë siguruar mbi 53 milionë denarë për rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në komunë të Haraçinës.
ERSAN PAJAZITI
