Botë
Egjipt, ekzekutohen gjashtë terroristë të lidhur me ISIS
17.05.2015 19:13
Pak orë pas vrasjes së tre gjykatësve, autoritetet egjiptiane ekzukutuan dënimet me vdekje për gjashtë persona të akuzuar si pjesë...

Pak orë pas vrasjes së tre gjykatësve, autoritetet egjiptiane ekzukutuan dënimet me vdekje për gjashtë persona të akuzuar si pjesë e një celule terroriste të lidhur me ISISin, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA.
Mes akuzave ishin ato të një sulmi kundër një automjeti ushtarak, ku mbetën të vrarë dy zyrtarë, si edhe sulme kundër anijeve që kalonin në Kanalin e Suezit.
Prokuroria egjiptiane kishte akuzuar gjashtë personat si pjesëtarë të grupit kryesor xhiahdist egjiptian ”Partizanët e Jeruzalemit”./ballkanweb
