Grenell kritikon Specialen, e turpshme që Thaçi ndodhet ende në burg

28.07.2025 15:29

Emisari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell...

Emisari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell, përmes një postimi në platformën “X”, Grenell ka kritikuar ashpër procesin që po zhvillohet ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e cilësuar atë si “mashtrim”.

Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit u bë në vitin 2020, në kohën kur Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, ishin në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Kjo nuk është hera e parë që emisari amerikan reagon ndaj gjykimit që po mbahet në Hagë. Ai ka qenë në vazhdimësi ndër zërat më kritikë të paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke e lidhur këtë proces me prapaskena politike dhe duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e këtij institucioni.