ESHS: Çmimet e produkteve në treg janë rritur për 5.3%
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale...

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë rritur për 0.2% në qershor të vitit 2025, krahasuar me muajin e kaluar të po të njëjtit vit, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Por nëse bëhet një paralele me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kjo rritje shkon në shifrat e 5.3 %, shtojnë nga institucioni statistikor i vendit.
“Në qershor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë rritur për 5.3%. Çmimet, janë rritur në grupet mallra të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.7 %, dhe Mallra jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.4 %. Në qershor të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë rritur për 5.3%”. thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Mickoski: Masa pasi të kemi analizë të tregut
Por edhe përkundër rritjeve të vazhdueshme të çmimeve tek të gjitha produktet, kryeministri Hristijan Mickovski, thotë se fillimisht do të pret analizat e tregut dhe më pas qeveria do të vendos për masa për parandalimin e rritjeve të çmimeve.
“Masa për momentin nuk ka sepse është afati i përfundimit të analizës, por pasi ta përfundojmë procesin e analizës masa sigurishtë se do të ketë. Këtë analizë jemi duke e realizuar me Profesor Universitar, me të cilët jemi në procesin final, dhe pas kësaj do të dalim me masa konkrete. Prandaj edhe procesi i zgjedhjeve nëpër sindikata të ndryshme ka përfunduar, dhe pres të ulemi edhe me to, me qëllim që ti dëgjojmë edhe sygjerimet e tyre” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Për sa i përket masave, dhe standardit jetësor, Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ditë më parë paralajmëroi se nuk pritet të ketë masa të reja. (Fitim Kryeziu, TVM2)
