SHBA-BE, arrihet marrëveshja tregtare
Pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë...

Pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, arritën një marrëveshje tregtare, vetëm disa ditë para përfundimit të afatit pas negociatave me muaj të tërë me Evropën.
Sipas marrëveshjes, tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të jetë 15% dhe jo 30%, apo50%, pra shumë më pak se ajo që rrezikohej të hyjë në fuqi nga propozimi i parë i presidentit Donald Trump.
“Ne kemi një marrëveshje. Kemi marrëveshjen më të madhe mes dy ekonomive më të medha në të gjithë botën. Do të sjellë stabilitet, do të sjellë parashikime, parashikueshmëri, kjo është shumë e rëndësishme për bizneset në të dyja anët e Atlantikut” – tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
“Është një marrëveshje shumë e madhe. Është marrëveshja më e madhe nga të gjitha marrëveshjet. Sepse BE-ja përfaqëson më shumë shtete, jo vetëm një shtet. Nuk është e lehtë për ju, e di këtë. Kemi shumë shtete të ndryshme, shtete të shkëlqyeshme, por disa janë të fuqishme me makina, disa me bujqësi, disa me të dyja. Pra keni shumë faktorë” – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Kjo marrëveshje u arrit pas muajve të tërë me negociata mes SHBA-ve dhe BE-së. Edhe pse ulja e tarfiave në 15% është e knsiduerueshme prapë se prapë është një çmim. Sipas presidentit Trump tarifat do të vendosen kryesisht për makinat dhe prodhimet e bujqësisë. (Asdren Çeliku, TVM2)
