Arrihet marrëveshja, Xhaka kthehet në Premier League

28.07.2025 18:19

Sunderland, klub i sapongjitur në Premier League, ka rikthyer Granit Xhakën në Angli. Mesfushori me origjinë shqiptare, është gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri në qershor 2027...

Granit Xhaka do të kthehet në Premier League. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni. Xhaka transferohet për 20 milionë euro.

Ai do të firmosë për tri vjet me skuadrën e kthyer në Premier League. Xhaka që në fund të kampionatit të kaluar dha shenja se do të largohet nga Leverkuseni.

Fillimisht ishte përfolur kalimi te Milani në Itali. Më pas u raportua për kalim te Juventusi e Interi, por pa asnjë zhvillim konkret.

Ka pasur interesim edhe nga Fenerbahçe, por Xhaka vendosi për kthim në ligën më të fortë në botë. Ai dy vjet më parë ishte larguar nga Arsenali.