Volejboll-femra, Italia fiton Ligën e Kombeve
28.07.2025 18:45
Përfaqësuesja e Italisë në volejboll për vajza, ka mbrojtur titullin e kampioneve në Ligën e Kombeve. Këto në finale e madhe me 3:1 e mundi Brazilin...

Italia fiton Ligën e Kombeve në volejboll për femra, falë suksesit 3-1 (22-25, 25-18, 25-22, 25-22) në finalen e madhe kundër Brazilit.
Ky ishte titulli i dytë radhazi për italianet, që konfirmuan edhe një herë momentin e shkëlqyer që po kalojnë.
Kombëtarja italiane e volejbollit të vajzave ka 29 fitore radhazi në të gjitha ndeshjet zyrtare.
Kjo është medalja e tretë e artë për Italinë, që ka fituar 3 nga 4 edicionet e fundit të Nations League në volejboll për vajza.
Për volejbollistet braziliane, ishte ko finalja e katërt por vazhdojnë të shpresojnë se në të ardhmen do fitojnë këtë trofe.
