Legjionarët, Rrahmani shënon për Spartën e Pragës

28.07.2025 19:33

Kanë nisur disa kampionate kombëtare në futboll në kontinetin e vjetër dhe me atë edhe futbollistët shqiptar që luajnë në kampionatet e huaja po tundin rrjetet kundërshtare....

Sparta e Pragës të dielën mbrëma fitoi në shtëpi ndaj skuadrës Mlada Boleslav me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të elitës së futbollit çek. Sulmuesi kosovar Rrahmani e realizoi golin e epërsisë në minutën e 22-të. Ai luajti deri në minutën e 53-të kurse Ermal Krasniqi ishte në bankën e rezervistëve. Për Albion Rahmanin, ishte goli i parë këtë edicion.

DAKU E HOXHA SHËNOJNË NË BARAZIMIN E RUBIN KAZANIT

Rubin Kazani barazoi 2:2 me Zenit St. Petersburgun në xhiron e dytë të elitës ruse të futbollit. Golin e parë për Rubinin e shënoi Veldin Hoxha, në minutën e 47-të. Golin e barazimit 2:2 e shënoi Mirlind Daku në minutën e 90-të. Zeniti i shënoi të dy golat në pjesën e parë. Hoxha ka dy gola në dy ndeshje, ndërsa për Dakun është goli i parë. Në ndeshjen e parë ai kishte asistim.