Basketboll, Maqedonia me dy fitore në miqësore

28.07.2025 20:07

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, pas dy ndeshjeve kontrolluese me Zvicrën të luajtura në Gjevgjeli, vazhdon përgatitjet për ndeshjet e gushtit, të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Përfaqësuesja sot ka vazhduar përgatitjet në Shkup, ndërsa të mërkurën do të transferohen në Kumanovë, ku të shtunën do të luajnë ndeshjen e parë parakualifikuese me Rumaninë.

Në këtë grup bën pjesë edhe Hungaria. Dy përfaqësueset më të mira të grupit do të vazhdojnë në garat në eliminatoret kryesore për botërorin e 2027-tës.