Futboll-femra, Anglia fiton Kampionatin Europian
28.07.2025 20:18
Kombëtarja e Anglisë për femra...

Kombëtarja e Anglisë për femra fitoi Kampionatin Europian duke mundur në finale Spanjën, me penallti.
Skuadra e fermave shpallet kështu kampione e Europës për herë të dytë radhazi, duke marrë hak për humbjen në finalen e Botërorit 2023.
Në penallti, Spanja gaboi me Salma Paralluelo, ndërsa Kelly e mbylli finalen duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë, një arritje që nuk ndodhte që nga viti 2013. Për krahasim, Kombëtarja e meshkujve të Anglisë, ka humbur finalet e dy Europianëve të fundit, atë të vitit 2020 (të luajtur në vitin 2021) kundër Italisë dhe atë të vitit 2024 kundër Spanjës.
