12 vjeçarja Yu Zidi po shkëlqen, Mekintosh kampione e Botës në 200 metra
Në moshën 12 vjeçare, tek ne do llogaritej ende fëmijë që po ritet dhe nuk do ti lejonin të luantë me lodrat të cilat i dëshiron. Kjo nuk ven për kinezen 12 vjeçare Jun, e cila me sukses po garon në kampionatin e botës në Singapor...

Vajza e cila ende shkon në shkollë fillore në provincën kineze Hebei, Yu Zidi, me paraqitjet e saja në botërorit e notit të po mbahet në Singapor, po thyen të gjitha kufinjtë.
Ajo sot në finalen e 200 metrave not i përzier, nuk ia doli të ngjitet në piedestal, por megjithatë me kohën 2 minuta 9 sekonda e 21 të qindtat u rendit në pozitën e katërt. Kampione e botës doli mbajtësja e rekordit të botës në këtë disiplinës Summer McIntosh.
Kanadezja 18-vjeçare triumfoi me 2 minuta 6 sekonda e 69 të qindtat dhe nuk ja doli të thyej rekordin botëror.
Në notin e 100 metrave disiplina flutur, kampione e re botërore doli Gretschen Wolsch. Kjo në finale shënoi kohën 54.73 sekonda.
Kështu 25 vjeçarja Wolsch, bëhet pronare e kohës së dytë më të mirë në kampionatet botërore e cila një kohësisht është edhe rekord i kampionëve botërore.
