Botë
Turkmenistani falë rreth 1200 të burgosur
17.05.2015 20:03
Mediat shtetërore të Turkmenistanit raportojnë se rreth 1200 të burgosur janë falur sipas një amnistie...

Mediat e citojnë presidentin, Gurbanguly Berdymukhammedov, duke thënë se amnistia, e publikuar mbrëmë është për të vazhduar praktikën e këtij vendi duke liruar rregullisht të burgosurit që 'sincerisht janë penduar për veprat e kryera'.
Amnistia është bërë pak para Ditës së Kushtetutës e cila në këtë vend shënohet më 18 maj./evropaelire
