Maqedoni

Mot jostabil me shi dhe erë

18.05.2015 09:10

Moti në Maqedoni do të jetë jostabil me reshje lokale të shkurtra, bubullima dhe erë të fortë veçanërisht në pjesët veriore dhe perëndimore...

Në orët e vona pasdite pritet stabilizim kalimtar i motit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga nëntë deri në 15, ndërsa ajo ditore nga 27 deri në 32 gradë.
 
Në Shkup moti paradite do të jetë jostabil me shira të shkurtër, bubullima dhe erë të fortë. Në orët e pasdites gradualisht pritet stabilizimi i motit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 30 gradë celsiuz.
 
Të martën në orët e pasdites sërisht do të ketë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura e ajrit do të ulet.