Maqedoni
Situata me zjarret, shtatë zjarre aktive, 3 zjarre nën kontroll
29.07.2025 14:03
Vendi ende përballet nga zjarret, shtatë zjarre janë aktive në hapësira...

Vendi ende përballet nga zjarret, shtatë zjarre janë aktive në hapësira të hapura nga 27 të regjistruara, tre zjarre janë vënë nën kontroll dhe 17 janë shuar. njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Ndihma nga Republika Çeke pritet të mbërrijë sot për të ndihmuar në përballimin e zjarreve, duke dërguar një helikopter dhe një ekip prej 50 zjarrfikësish me pajisje të specializuara nga Sllovenia. Mbrëmë policia ka arrestuar një person nga Strumica për vënien e zjarrit.
“Kemi erë ,që mund të shkaktojë probleme të mëdha .Helikopteri nga MPB-ja prej mëngjesit kanë shuar zjarre .Ky zjarr po zhvillohet në dy drejtime .Njëri zjarr është në anën e Radovishit ndërsa tjetri në anën e Radovishit.Mbrëmë në orën 21 morra pjësë në shtabin e Krizës në Berovë , që morrëm disa konkluza dhe gjatë ditës së sotme në atë anë do të jenë të fokusuar zjarrëfikësit local njësitë e armatës”, u shpreh Stojance Angellov nga DMSH.
Zjarret janë aktive në malin Golem Goten dhe malet e Maleshevës, në fshatin Beshishki Rid të Prilepit, me një degë drejt fshatit Gradežnica në Novaci dhe një degë drejt kufirit me Greqinë.Ato po digjen gjithashtu midis fshatrave Carević, Smolani, Radibil dhe Dren në Komunën e Prilepit, dhe në fshatrat Galishte dhe Trstenik në Komunën e Kavadarit.
Në Makedonski Brod midis fshatrave Creševo, Lokciva dhe Krapa. Në Makedonska Kamenicë në fshatin Kjosevica. Në Çashkë në fshatin Oreshe dhe në fshatin Gorno Crsko të Kërçovës.Zjarret në fshatin Greshnicë në Makedonski Bros, në fshatrat Dragoevo dhe Selce në Komunën e Shtipit dhe në fshatin Junizlija në Karbin janë nën kontroll.
Zjarret në fshatin Greshnicë në Komunën e Makedonski Brod, ku janë prekur pyje të përziera dhe bar i thatë, midis fshatrave Dragoevë dhe Selce në Komunën e Shtipit, pyje me rritje të ulët, bredh dhe bar i thatë dhe në fshatin Junuzlija në Karbin, ku po digjet një pyll, janë nën kontroll.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka njoftuar që moti do të jetë I ndryshueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra.
VLORA LATIFI TOPOJANI
