Maqedoni
Zgjedhjet lokale, Mexhiti konfirmon kandidaturën në Çair
29.07.2025 14:27
Pas zyrtarizimit të ish-ministrit të jashtëm Bujar Osmani për kandidat...

Pas zyrtarizimit të ish-ministrit të jashtëm Bujar Osmani për kandidat për kryetar komune të Çairit nga rradhët e BDI-së, postin e të parit të Çairit synon ta marr edhe Izet Mexhiti, i cili aktualisht ushtron funksionin e zv/kryeministrit dhe ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Ai këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për media, duke bërë me dije se zyrtrizimi i të gjitha kandidaturave të koalicionit VLEN pritet të ndodh gjatë fundjavës.
“Sipas të gjitha gjasave unë do të jem kandidati në Çair. Mendoj se deri tani në VLEN, ku përveç Strugës ku përkrahet kandidati Mendi Qyra, ka edhe komuna ku përafërsisht dihen se kush do të jenë kandidatët, por përafërsisht deri diku në fund të javës do të dalim me listëne kandidatëve nga Struga në Likovë”, u shpreh zv/kryeministri Izet Mexhiti.
Zgjedhjet lokale, Ademi: Së shpejti zyrtarizojmë kandidaturat tjera
Mexhiti në garën për të parin e Çairit do të ketë nënkryetarin e BDI-së Bujar Osmanin. Përveç Osmanit nga BDI deri më tani kanë konfirmuar kandiaturat e Bajram Rexhepit për në Komunë të Tetovës dhe Emir Sulejmanit për në komunë të Zhelinës. Nënkryetari i Bdis-ë Arëbr Ademi tha se së shpejti koalicioni i përbërë nga partitë e Frontit Evropian dhe ASH e Arben Taravarit të zyrtarizojnë kandidaturat e tyre.
“Kandidaturat e tjera, propozimet e tjera potenciale janë në fazën finale dhe posa të kemi një vendim të organeve partiake dhe të organeve në kuadër të këtij koalicioni më të gjërë, me kohë do ta njoftojmë opinionin”, theksoi Arbër Ademi nga BDI.
Ademi rikonfimroi se ASH-së së Ziadin Selës do ti takojnëp komunat e Strugës, Dibrës dhe Haraçinës, kurse ASH-së së Arben Taravarit, komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Tearcës dhe Sarajit. Përndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor.
ERSAN PAJAZITI
