Maqedoni

Ministria e Mjedisit jetësor, kontratë për menaxhimin e mbeturinave

29.07.2025 14:44

Ministria e Mjedisit jetësor me marrëvehje për furnizim me pajisje...

Ministria e Mjedisit jetësor me marrëvehje për furnizim me pajisje për menxhimin e mbeturinave, ku do të përfshihen 18 komuna nga rajoni Jugperëndimor dhe ai i Pellagonisë.
 
Ky sistem ekologjik do të kushtojë 10,7 milionë euro, ndwrkaq projekti zbatohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, tha ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti.
 
“Pajisjet që i sigurojmë me këto dy marrëveshje përfshijnë mekanizëm të gjithanshëm:kontinierë kanta, kamionë të specializuar, kompaktorë, automjete skip -lift dhe vetura kipper, gjithçka që ju nevojitet ndërmarrjeve komunale për mbledhjen, transportin dhe deponimin efikas të mbeturinave, në përputhje me standartet evropiane. Jam veçanërisht mirënjohës për partnerët tanë ndërkombëtar: Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sekretariatin për çështje ekonomike të Zvicrës, fondin investues për Ballkanin Perëndimor dhe qeverinë suedeze", u shpreh ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti.
 
Me këtë projekt ndërmarrjet komunale të Maqedonisë Jugperëndimore do të kenë në dispozicion 83 aumotjete, me të cilat do të rriten kapacitetet e shërbimevr publike për mbrojtjen e mjedisit, u tha në këtë pres konferencë.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU