Maqedoni
Konkurs në MASh, avancim i stafit në arsimin fillor dhe të mesëm
29.07.2025 14:58
MASh shpalli konkurs për avancim në karierë të stafitë mësimdhënës...

MASh shpalli konkurs për avancim në karierë të stafitë mësimdhënës në arsimin fillor dhe të mesëm.
“Në arsimin fillor parashihet mësimdhënësitë të avancohen në mentorë, mentorët e përzgjedhur më herët të avancohen në këshilltarë, ndërsa bashkëpunëtorët profesional për herë të parë në mentorë. Në arsimin e mesëm për herë parë parashihet avancim në karierë, jo vetëm për profesorët por edhe për bashkëpuntorët profesional”, u shpreh ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska
Konvikti “Kuzman Josifovski - Pitu”, Janevska: Rikonstruimi drejtë përfundimit
Njëherit u bë e ditur se vitin e ardhshëm do të fillojë akomodimi i studentëve në konviktin “Kuzman Josifovski - Pitu” në Shkup që nga pranvera e vitit të kaluar është duke u renovuar.
“Rikonstruimi është rrënjësorë dhe përveç punimeve të ndërtimit, përfshin ujësjellësin, kanalizimet, energjinë, inxhinierinë mekanike, panelet fotovoltaike, në mënyrë që të sigurohet konsumi i llojeve të tjera të energjisë ku njëherit do të reduktohet në minimum ç’lirimi i dioksidit të karbonit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të thekësohet se me këto punime në katin përdhes për here të pare do të sigurohen dhoma për nxënësit me nevoja të veçanta, të cilat nuk ekzistonin më pare”, theksoi Janevska.
“Për ne është e rëndësishme që të përfundojmë këtë projekt dhe që të rinjtë, studentët, të marrin më shumë se sa kushte të mira akomodimi. Të paktën nga ajo që pamë brenda, se si do të dukej një dhomë, krahasuar me atë që ishte më parë, është një ndryshim i madh. Ata me të vërtetë do shiojnë teksa i zotërojnë njohuritë në fakultet e tyre”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Rekonstruimi i konvikteve studentore realizohet me mbështetjen e BE-së dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, e cila siguroi mjete për t’i renovuar nëntë konvikte studentore në vend. Në fazën e parë përveç renovimi i konviktit “Kuzman Josifovski - Pitu” parashikohet të renovohet dhe “Stiv Naumov” në Shkup.
REXHEP QAMILI
