Maqedoni
Këshillin ekonomik-social, LSM sindikatë reprezentative
29.07.2025 15:15
Lidhja Sindikatave të Maqedonisë, do të jetë sindikata reprezentative...

Lidhja Sindikatave të Maqedonisë, do të jetë sindikata reprezentative në këshillin socio-ekonomik. LSM do të kërkoj 500 euro pagë minimale dhe rritje plotësuese të pagave të tjera në seancën e nesërme të Këshillit Socio-Ekonomk.
Kryetari sindikatës Sllobodan Trendafilov thotë se përllogaritjet e tyre tregojnë se shporta minimale është rritur për 6500 denarë ndërsa këtë vit pas përfundimit të masave shporta është rritur për 2000 denarë . Qeveritë e rajonit u japin mbështetje punëtorëve, këtë duhet ta bëjë edhe Qeveria në Maqedoni, tha Trendafilov.
"Nesër është një mundësi e mirë që Qeveria të tregojë se kujdeset për punëtorët, ndërsa deputetët para shpalljes së zgjedhjeve lokale të marrin ndryshime të shpejta ligjore dhe të konfirmojnë pagë minimale prej 500 euro", u shpreh Sllobodan Trendafilov- kryetari i LSM-së.
Mickoski, LSM bashkëpunon me opozitën
Qeveria është e angazhuar për rritje të pagave në vend dhe këtë e dëshmon rritja prej 11 përqind e pagës mesatare bruto dhe neto thotë kryeministri mickovki. Ai akuzon lidhjen e sindikatave për bashkëpunim me opozitën maqedonase.
“Por vetë fakti që paga mesatare bruto dhe neto po rriten me më shumë se 11 për qind është një mohim për të gjithë ata, do të thoja nekrofilë në kuadër të opozitës, të cilët në periudhën e kaluar kanë ndërtuar dhe ushqyer vazhdimisht publikun me gënjeshtra se pagat nuk janë rritur, se pagat kanë ngecur, etj. Këto të dhëna që po vijnë tani janë provë e mjaftueshme se ata që, përveçse nuk thonë të vërtetën, por spekulojnë, ndërtojnë dhe krijojnë të pavërteta, nuk mund të arrijnë asgjë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickovski.
Duke i'u referuar të dhënave nga Eurostat, Trendafilov theksoi se 55,7 për qind e punëtorëve dhe qytetarëve në vend nuk mund të lejojnë pushim vjetor për shtatë ditë në ndonjë vilë në Dojran. Paga minimale prej 400 euro në Maqedoni, tha Trendafilov, është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, BeH, Slloveni dhe Kroaci.
GAZMEND REXHEPI
