Maqedoni

BDI riaktualizon kërkesën për veting

29.07.2025 15:37

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëher ka kërkuar nga të gjitha subjektet...

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëher ka kërkuar nga të gjitha subjektet politike në vend, ti jepet mbështetje propozimit të kësaj partie për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, edhe atë duke e përfshirë hapësirën kohore në 33 vitet e fundit.
 
Nënkryetari i kësaj partie Arbër Ademi, tha se mbetet I pa lëkundur propozimi për veting që e kishin inicuar që kur ishin pushtet. 
 
“Jemi këtu për të rithekësuar, dhe përforcuar qëndrimin e pa lëkundur të BDI-së se procesi I vetingut është I domozdoshëm dhe jetik për të ndërtuar besimin e qytetarëve në drejtësi, institucione dhe shtet. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që ta mbështesin propozim ligjin e BDI-së, për veting me mbykqyrje ndërkombëtare”, u shpreh Arbër Ademi nga BDI.
 
Mexhiti, BDI nuk ka të drejtë morale të kërkoj veting 
 
Por për Izet Mexhitin si njëri nga liderët e VLEN-it, nuk mundet BDI të ftojë në veting, kur siç tha ai, gjysmën e kryesisë kjo parti e ka në listat e zeza.
 
“E para një parti që gjysmën e kryesisë eka në listat e zeza, dhe gjysmën tjetër eka në procedura penale me etiketa si pacient, dhe etiketa tjera, mendoj se nuk kanë të drejtë morale të flasin për veting. Vetingu më I mirë për ta do të ishte që vetingun ta bënë qytetari në zgjedhje, dhe ti përcjell në histori”, theksoi Izet Mexhiti nga VLEN.
   
BDI dhe VLEN, përplasje për Qoseto dhe Kalanë e Shkupit
 
BDI dhe VLEN shkëmbyen akuza edhe për vendosjen e përmendores së figurës kontroverze të Andon Llazov-Qoseto, tek rreth rrotullimi para hotel Kontinental, si dhe ndërtimet në Kalanë e Shkupit. 
 
“VLEN ngre alarmin ndaj një provokimi të rëndë, të ulët dhe të rrezikshëm, orkestruar nga aleanca destabilizuese BDI – Levica – Danella Arsovska, e cila po tenton të ndezë zjarrin e përçarjes ndëretnike në zemër të Shkupit, përmes rivendosjes skandaloze të monumentit të Andon Lazov–Qosetos, figurë e errët dhe e dhunshme që simbolizon urrejtjen, dhunën dhe përçarjen”, u shpreh Driton Sulejmani nga VLEN.
 
“Që tju besojmë atyre, se nuk do të ketë ndërtime në Kalan e Shkupit, atëher kërkojmë nga ata, që menjëher konstruksionin e hekurit të kishës në Kalan e Shkupit ta zhvendosin, dhe ta rrënojnë tërësishtë”, theksoi Arbër Ademi nga BDI.
 
Nga Kualicioni VLEN thonë se ky është një provokim i orkestruar nga aleanca destabilizuese BDI- E Majta dhe Danella Arsovska.
 
FITIM KRYEZIU