Kuvend, votohet interpelanca e “Së Majtës” për Kocevskin

29.07.2025 16:01

71 deputetë votuan interpelancën ndaj kryeporkurorit Lupço Kocevski....

71 deputetë votuan interpelancën ndaj kryeporkurorit Lupço Kocevski të ngritur nga deputetët e “Së Majtës”, të cilët ngritën kritika se kryeprokurori ka ushtruar drejtësi selektive për Koçanin, ka qenë e ndikuar politikisht dhe nuk ka reaguar ndaj ndërtimeve të egra në Çair.

“Ne konfirmojmë se ekziston marrëveshje politike me kryeministrin, të cilit i dorëzuam kallëzim për pengimin e drejtësisë, e që në popull njihet ‘të dhash, që të më japësh’. Unë të dnërpresë procedurën për shkarkim, ndërkaq ti nuk do të përndjekësh njerëzit e zhvatjes në Maqedoninë Lindore.”  - tha Deputeti i “Së Majtës”,  Dimitar Apasiev.

Skender Rexhepi nga Fronti Evropian, theksoi se Prokurori aktual ka qenë në shërbim të pushtetit duke bërë pazare për interesa të ndërsjella. Ata zgjodhën të mos marrin pjesë në votim pasiqë edhe pasardhësi i Kocesvkit do të jetë njeri i afërt i Hristijan Mickoskit.

“Ju e dini, kryeministri ishte ai i cili tha publikisht që unë do ta zgjedh kryeprokurorin nga rretji im i afërt që të mund të bashkëpunoj. Imagjinoni çfarë pavarësie ka në këtë rast Prokuroria nëse kryeministri e zgjedh nga rrethi i afërt i tij Kryeprokurorin e ardhshëm.” – u shpreh Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi – Zejdi.     

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, theksoi se jo propfesionalizmi i Prokurorisë nuk shquhet vetëm me rastin e Koçanit, por edhe për shumë raste të tjera të ish pushtetit.

“Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi, të dy ende deputetë flasin ende në përgjimet e Zaevit për rregullime dhe fiksime prokurorësh e gjyqëtarësh. Enver Bexheti u fut në listën e zezë amerikane për shkak të manipulimit të lëndëve për të shpëtuar Sasho Mijallkovin dhe Gruevskin. Ixhet Memeti dënohet për korrupsion, një figurë e shquar që ka qenë në majat e drejtësisë për aq kohë sa ka qenë BDI në pushtet.” – theksoi Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai.

ASH e Arben Taravarit në përkrahje të interpelancës, por jo edhe socialdemokratët.

“Unë do ta votoj interpelancën, vetëm për të dhënë mesazh te qytetarët se ka institucione dhe njerëz të cilët mendojnë dhe flasin për këto të vërteta dhe një prorosi për ata që do të vijnë të jenë më të përgjegjshëm në detyrë.” – tha Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

“Në procedurë të mëtejme kjo mund të paraqesë ndërhyrje në gjyqësorë. Shtrohet pyetja nëse për shkak të kësaj nuk u miratua ligji për prokurori, pjesë e agjendës reformuese.” – u shpreh Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski.

Kryeprokurori Kocevski në arsyetimin e tij me shkrim për mungesën, kishte nënvizuar se interpelanca nuk është nevojshme pasi me ligjin për prokurori publike nuk parashikohet përgjegjësi politike ndaj tij. (Meral Ismaili, TVM2)