Tetovë, promovohen hapësirat e parkingut

29.07.2025 16:48

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami,...

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar hapësirat e parkingut të ndërtuar tek Blloku Urban 13, përkatësisht tek ish “Tregu bullgar” në Tetovë. Kasami tha se janë rreth 70 vende parkingu dhe investimi e kapë vlerën e 4 milion denarëve.

“Jemi këtu për të promovuar parkingjjet e këtij blloku banesor, që janë shumë të rëndësishme për zgjedhjen e problemit në mënyrë integrale çështjen e parkingut në Tetovë. Kjo zonë më herët ka qenë rrezik për banorët e lagjjes, fëmijët, por edhe për gjitha ato që kanë frekuentuar këtë pjesë. Përfundimisht kemi një transofrmim në ketë pjesë të qytetit tonë. Sot këtu kemi jë parking modern diku rreth 70 vende parkingu, 2000 m2 hapësirë të rregulluar, një projekt që komunës i ka kushtuar diku rreth 4 milion denar” - theksoi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Për kaosin në komunikacion në Tetovë, sidomos në kohën e verës, Kasami tha se punohet për ndërtime të reja të parkingjeve.

“Ndërkohë jemi duke punuar tek lokacioni i Gjykatës në Tetovë, ku besoj shpejtë do të rregullohet ai parking, ku veçmë me vendim të këshillit ju është dhënë Ndërmarrrjes  së Parkingut të qytetit dhe aty do krijohen parkingje shtesë. Në përditë po punojmë, sa i përket çështjes së parkingjeve në Tetovë që të zgjidhet në mënyrë integrale në gjithë qytetin” - u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami ka theksuar se janë duke bërë një studim për komunikacionin dhe parkingjet në Tetovë dhe thotë se shumë shpejtë do ketë zgjidhje. Por, ndërtimet e parkingjeve me kate, me konstrukcion çeliku, mbetën vetëm premtime të cilat sipas Kasamit shihet mundësi për një partneritet publik privat. (Visar Sadiku, TVM2)