Kuvend, konstatohet dorëheqja e Dimitrovskës

29.07.2025 17:33

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit...

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

Ajo e dorëzoi dorëheqjen më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë ndaj saj për dy vepra penale, për zbulim të sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, si dhe për falsifikim kompjuterik, pasi një revizor i Entit Shtetëror të Revizionit kishte dhënë testin për certifikatë të sekretit shtetëror në emër të saj.

Pas konstatimit të dorëheqjes Komisioni kuvendorë për zgjedhje dhe emrime do të shpall thirrje për kryetar ti rri të komisionit për parandalimin e korrupsionit.