Ministria e Transportit, anulohet tenderi për 120 autobusët elektrikë
29.07.2025 17:50
Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e tenderimit...

Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e tenderimit për blerjen e 120 autobusëve elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta.
Thirrja publike ishte shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, por brenda këtij afati vetëm një kompani paraqiti ofertë.
Në këtë rast Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.
Ministria e Transportit thotë se në periudhën në vijim do të bëjë analiza shtesë lidhur me furnizimin me autobusë elektrikë ekologjikë dhe do ta informojë opinionin në kohë.
