Qeveria, targa me ngjyrë për të gjitha automjetet zyrtare

29.07.2025 18:05

Me vendim të qëverisë, të gjitha institucionet shtetërore...

Me vendim të qëverisë, të gjitha institucionet shtetërore deri më 15 shtator të këtij viti, janë të obliguara t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale, me ngjyrë.

“Qeveria, në seancën e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore të ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është një tjetër premtim i realizuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe dhënien fund të keqpërdorimeve që kanë qenë praktikë në të kaluarën”, - bëjnë të ditur nga Qeveria. Poashtu në mbledhjen e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Jashtme, mori vendim për hapjen e konsullatës në Korçë të Republikës së Shqipërisë.