Gjendet trupi i 33 vjeçarit që kërceu në Ujman

29.07.2025 18:58

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit...

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit i cili dy ditë më parë kërceu në Liqenin e Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Trupi i 33 vjeçarit është gjetur nga pjestarët e FSK-së në koordinim me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Viktima kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit të dielën dhe nuk kishe dalur më nga uji.