Franca, momenti për zgjidhje politike izraelito-palestineze
Franca i kërkoi Bashkimit Evropian...

Franca i kërkoi Bashkimit Evropian të ushtrojë presion mbi Izraelin që të pranojë një zgjidhje me dy shtete me palestinezët. Në konferencën urgjente në Kombet e Bashkuara të inicuar nga Arabia Saudite dhe Franca, për situatën në Lindjen e Mesme, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, ka deklaruar se ndonëse ekziston një konsensus ndërkombëtar se tani është momenti për një zgjidhje politike të konfliktit izraelito-palestinez, fuqitë botërore duhet t’i mbështesin fjalët me veprime konkrete.
Parisi i bëri thirrje Unionit Europian që t’i bëjë presion Izraelit për rënien dakord të një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftimeve në Gaza.
“Deshëm ta mbajmë këtë konferencë sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse koha nuk është në favorin tonë. Situata në Gazë është katastrofike. Civilët po e paguajnë dënimin e sulmit terrorist të 7 tetorit dhe luftën që po zhvillon Izraeli në Gazë.” – tha Shefi i Diplomacisë franceze, Jean Nowl Barrot.
Guteres: Izraeli dhe palestinezët janë fqinjë mes vete
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, mendon se konflikti do të zgjidhet nëse palët kanë vullnet dhe zhvillojnë politikë të mirë në përmirësimin e kësaj situate.
“Realiteti i vetëm dhe ideal është pajtimi i palëve, të izraelitëve dhe palestinezëve, që janë fqinj të njëri-tjetrit, t’i zbusin raportet mes tyre. Ky konflikt nuk po menaxhohet, patjetër duhet të marrë epilog, nuk mund presim që të përmirësohet vetvetiu.” – tha Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.
Trump: Duhet të mundësohet siguri dhe ushqim në Gazë
Presidenti amerikan, Donald Tramp, tha se nuk pajtohet me qëndrimin e presidentit izraelit Benjamin Natanjahu se nuk ka uri në Gaza.
“Mendoj se askush nuk ka bërë gjë të mirë në Gaza. I gjithë vendi është lëmsh, do të rregulluhohet, por për momentin është lëmsh. Menjëherë duhet të sigurohet ushqim dhe siguri atje, patjetër. Hamasi bëri problem dhe e paguajti shumë shtrenjtë këtë.” – deklaroi Presidenti amerikan, Donald Tramp.
Izraeli tha se i ndërpreu operacionet luftarake për rreth 10 orë në ditë me qëllim marrjen e ndihmave humanitare të lëshuara për civilët. Mirëpo, sipas autoritetit kryesor ndërkombëtar për krizat ushqimore, në Gaza po zhvillohet skenari më i keq i urisë, duke parashikuar shumë vdekje të përhapura.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka njoftuar se më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. (Fitore Demolli, TVM2)
