Marrëveshja tregtare SHBA-BE, liderët evropian shprehin pakënaqësitë e tyre
Marrëveshjes tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian...

Marrëveshjes tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, të cilën Ursula von der Leyen e “vulosi” me Donald Trump, e cila parasheh që shtetet e BE-së do të paguajnë tarifa doganore prej 15 % për eksportet në SHBA, ndërsa produktet amerikane në tregun evropian do të jenë të liruara nga detyrimet doganore, u përshëndet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, por jo edhe nga kancelari gjerman Friedrih Merc.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin. Thënë thjesht, kjo do të thotë që ekonomia gjermane do të pësojë dëme të konsiderueshme si pasojë e këtyre tarifave. Por jam krejtësisht i sigurtë se kjo nuk do të kufizohet vetëm në Gjermani dhe Evropë, do të shohim pasojat e kësaj politike tregtare edhe në Amerikë” – tha Kancelari gjerman, Friedrih Mer.
Entuziast për marrëveshjen nuk është as Kryemsnistri spanjoll Pedro Sançez.
“E kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë dhe e vlerësoj përpjekjen që ka bërë Komisioni Evropian. E vlerësoj qasjen konstruktive dhe negociuese të presidentes së Komisionit Evropian dhe, në çdo rast, e mbështes këtë marrëveshje tregtare. Por e bëj këtë pa asnjë entuziazëm” – deklaroi Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez.
Autoritetet franceze dhe opozita janë të ndara, derisa Austria kërkon nga Komisioni që të paraqesë një program strategjik për të ulur varësinë nga SHBA-ja. Ndërsa Ministri i Ekonomiisë së Austrisë, Volfgang Hatmansdorfer, thotë se taksat do të rëndojnë mbi qytetarët amerikan.
“Në esencë, tregtia do të përshtatet me këto tarifa prej 15 për qind. Konsumatorët në SHBA, veçanërisht, do ta paguajnë çmimin, sepse tarifat do të thotë, veçanërisht për qytetarët amerikanë, se çmimet do të rriten” – deklaroi Ministri i Ekonomiisë së Austrisë, Volfgang Hatmansdorfer.
Sipas analistëve me këtë marrëveshje është shmangur lufta tregtare, por marrëveshja ka vënë në pah dobësinë e Evropës.
“Duhet të kujtojmë se më 1 gusht pamë një skenar mjaft të frikshëm dhe ai u shmang, ndaj për kompanitë tona anëtare kjo marrëveshje sjellë siguri dhe natyrisht de-përshkallëzim në kontekstin e konfliktit tregtar” - u shpreh Tibo Lortie nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në BE.
“Mendoj se politikisht, në aspektin e politikës së jashtme, kjo marrëveshje është shumë problematike. Në të njëjtën kohë, në kuptim ekonomik kjo është një fitore për Trumpin, sepse ka një pajtim të gjerë mes ekonomistëve, se vendosja e një tarife prej 15% për partnerin më të ngushtë tregtar është një ide e pamatur” – theksoi ekonomisti, Niklas Poatje.
Sipas marrëveshjes, tarifa prej 15% për importin nga BE-ja do të vlejë edhe për automjetet, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike.
Për aluminin dhe çelikun, tarifat do të mbeten në 50%. Marrëveshja, poashtu parasheh që BE të blejë energji dhe pajisje ushtarake amerikane. (Abibe Qaili, TVM2)
