Botë
Franca, Britani dhe Malta, paralajmërojnë njohjen e shtteit palestinez
30.07.2025 12:43
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Malta njofton se do të njohë shtetin palestinez...

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Malta njofton se do të njohë shtetin palestinez në shtator. Ata kërkojnë ndërprerjen urgjnte të zjarrit në Gazë.
“Mund të konfirmoj se Britania e Madhe do ta pranojë shtetin e palestinës në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në shtator, përveç nëse qeveria izraelite nuk ndërmerr hapa konkret për ti dhënë fund gjendjes së tmerrshme në Gzë, të pajtohet me ndërprerjen e luftimeve dhe të përkushtohet në paqe të qëndrueshme”, u shpreh kryeministri i Britanisë, Keir Starmer.
Edhe kryeministri Robert Abela, ka deklaruar se Malta do të deklarojë njohjen e shtetit palestinez gjatë asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.
Netanjahu i reagon kryeminsitrit britanik shpërblehet veprimtaria teroriste e Hamasit
Por kryemisnitri izraelit Netanjahu ka reaguar ashpër duke theksuar se deklaratat për njohjen e shtetit të palestinës janë shpërblim për Hamasin.
“Starmer po e shpërblen veprimtarinë monstruoze teroriste të Hamasit dhe i dënon viktimat e sajë. Shteti xhihadist sot është në kufijt e Izraelit, ndërsa nesër mund të jetë kërcënim për Britaninë e Madhe”, shkruan Netanjahu në rrjetet sociale.
Avadallah me njohjen e shtetit Palestinez, Britania do ta përmirësojë padrejtësinë historike
Por shteti palestinez e mirëpret paralajmërimin për njohje nga Britania dhe Malta, duke e quajtur pëmirësim të padrejtësisë historike.
“Vlerësojmë se Britania e Madhe ka përgjegjësi historike ndaj çështjes së Palestinës. Nëse e realizon paralajmërimin do ta përmirësojë padrejtësinë historike ndaj popullit palestinez dhe të drejtave të tyre”, theksoi ndihmës minsitri i jashtëm i shtetit Palestinez, Omar Avadallah.
Për ndërprerjen e luftimeve dhe fundin e qeverisjes së Hamasit në Gaza, u apelua edhe nga konferenca e Kombeve të bashkuara. Një grup prej 17 vendesh përfshi Arabinë Saudite, Katarin dhe Egjiptin ftohet Hamasi ti dorëzojë armët, ndërsa Izraeli ti ndërpres sulmet dhe ta tërheq ushtrinë.
GYLTENE SINANI
