Maqedoni
Çmimi i ngrohjes në Shkup, KRRE: Mbetet çmimi i njëjtë
30.07.2025 13:45
Nuk ka ndryshim të çmimit të ngrohjes qendrore në kryqytet...

Nuk ka ndryshim të çmimit të ngrohjes qendrore në kryqytet. KRRE bën të ditur se mbetet në fuqi çmimi i njëjtë për energjinë e ngrohjes në Shkup.
"KRE ka kryer analizë të thellë të të dhënave të parashtriara për punë të kompanive që kryejnë prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energjinë e ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Kemi konstatuar se për marrjen e vendimit, e cila do t'i reflektojë në tërësi shpenzimet reale të të gjitha veprimtarive të rregullta, sidomos prodhimin e energjisë së ngrohjes, nevojitet në mënyrë shtesë vlerësim i vlerës së mjeteve bazike - ngrohtoret që janë pronësi të një kompanie, ndërsa janë dhënë nën hua të EMV prodhimtarinë e energjisë për ngrojje”, u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski
Nga rregullatorët energjetik arsyetohen se për shkak të mungesës së raportit nga Byroja për Vlerësim, e cila më herët kishte dërguar kërkesën për vlerësim të mjeteve bazike për veprimtarinë prodhimi, ende nuk është bërë vlersimi final. Bislimoski bënë thirrje që sa më parë të kryhet ky vlerësim.
"Sa do të marrim vlerësimin e Byrosë për Vlerësim, KRRE-ja do të merr vendimin për prodhimin e energjisë së ngrohjes. Në ndërkohë me qëllim mundësim të një trajtimi të barabartë të gjithë konsumatorëve të energjisë së ngrohjes në territorin e Qytetit të Shkupit, KRE ka marrë vendim që të vazhdojnë të vlejnë tarifat e njejta, gjegjësisht llogaritë për ngrohje të ndërrohen, deri në një vendim të ri për të gjitha tri kompanitë, gjegjësisht edhe për EMV energjetikë dhe Shkup Veri”, theksoi Bislimoski.
Me vendimin e fundit më 1 shkurt, çmimi i konsumatorëve të energjisë për ngrohje në Qytetin e Shkupit është rritur për 5,03 për qind, si rezulat i çmimit të rritur të gazit natyror në bursat botërore për 16 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2024.
REXHEP QAMILI
