Maqedoni
3 zjarre aktive dhe 5 nën kontrollë, ndihmë ofrojnë nga Sllovenia dhe Çekia
30.07.2025 14:37
Edhe pas rënies së temperatuarve ende nuk janë shuar plotësisht zjarret...

Edhe pas rënies së temperatuarve ende nuk janë shuar plotësisht zjarret, mirëpo është ulur numri I tyre. Aktualisht kemi 3 zjarre active, 5 janë nën kontroll, dhe 20 janë shuar, njoftojnë nga QMK, gjendja më serioze është në malin Goten.
Rreth gjashtëdhjetë zjarrfikës sllovenë dhe një helikopter çek po ofrojnë mbështetje shtesë në shuarjen e zjarreve.
“Gjatë mbrëmjes së kaluar kanë mbetur aktivë vetëm 3 zjarre, zjarri i madh në malin Goten, dhe në anën e Radovishit, që është nën kontrollë. Zjarri në malin Goten në anën e Berovës është aktiv dhe paraqet rrezik të madh për shuarjen e tij, pikërisht për këto arsye sot atje do të drejtohet helikopteri nga Republika Ceke”, u shpreh Stojance Angellov nga DMSh.
Zjarr aktiv ka në Prilep, në Kumanovë, në fshatin Gradishte, në Krushëve .Nga ana tjetër, katër zjarre janë shuar plotësisht - dy në zonën e Makedonski Brod, pranë fshatit Greshnicë dhe në zonën midis Creshevës, Lokvicës dhe Krapës.
Në Makedonska Kamenicë, pranë fshatit Kosevicë, u shua një pyll pishe, ndërsa në Strumicë, pranë fshatit Prosenikovo, u shua një zjarr me kallamishte.Autoritetet apelojnë për për kujdes të shtuar, veçanërisht për shkak të motit të thatë dhe erës, e cila po i nxit më tej zjarret.
VLORA LATIFI TOPOJANI
