Takimi Murtezani-Birn, pa integrim të Ballkanit, s’ka Evropë të qetë

30.07.2025 15:44

Pa integrim të Ballkanit Perëndimor në BE...

Pa integrim të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka qetësi kontinentale.  Zgjerimi tashmë është kthyer në siguri dhe stabilitet. Ishte ky mesazhi i përbashkët i ministrit për eurorintegrime Orhan Murtezani, dhe homolgut të tij irlandez, Tomas Birn.

Duke folur për politikën e fqinjësisë së mirë dhe përkrahjen e vendeve aspirante, Murtezani me thirrje që  politikat dhe rezolutat brendashtetërore të reflektojnë pozicione të përbashkëta dhe jo ndasi.

“Nuk ekziston Union i vërtetë pa politikë përbashkuese ndaj fqinjëve. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në këtë rrugë me reforma, me rezultate konkrete dhe me dialog të hapur. Besojmë se çdo vend kandidiat duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave të veta dhe jo të bëhet peng i çështjeve dypalëshe dhe bllokadave politike. Ky është parakush për ruajten e kredibiltetit të idesë evropiane.” – tha Ministri i Eurointegrimeve, Orhan Murtezani.

Procesi i negociatave do të  vazhdojë kur RMV-ja do të implementojë obligimet e dala nga propozimi francez, tha minsitri irlandez Tomas Birn, i cili beson se pos kësaj,  nuk ka mënyrë tjetër për të dalë nga bllokada aktuale.

Ai shtoi se vendi i tij do të angazhohet për avancimin e integrimit tonë, por nuk jep asnjë lloj garance për ecurinë e përgjithshme euorintegruese.

Në BE njihen të gjitha gjuhët e vendeve që aderojnë, shtoi ministri irlandez.

“Vlerësoj faktin se rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është e mundimshme dhe duket si e pafund, por ne duhet t’ia vëmë fundin me rezultat pozitiv. Vlerësoj se duhet të implementohet propozimi francez dhe kështu do të hapet procesi negociues. Nuk mund të jap asnjë lloj garance në jetë përveç asaj se do të punoj çdo ditë, që ta lehtësojë aderimin tuaj në baza të meritave. Gjuha maqedonase është e njohur në BE, FRONTEX-i është shkruar në gjuhën maqedonase. Shqipëria do të integrohet kështu që gjuha maqedonase dh shqipe do ta kenë statusin e njëjtë sikur gjermanishtja dhe frengjishtja.” – u shpreh Ministri irlandez i integrimeve, Tomas Birn.

Irlanda e cila merr presidencën me BE-në në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, prioritet do ta ketë zgjerimin e vërtetë, siguroi në këtë konferencë, ministri irlandez, Birn. (Nermin Mulaki, TVM2)