Botë
Rreth 500 të vrarë gjatë pushtimit të Ramadit nga ana e SHI-së
18.05.2015 10:00
Rreth 500 persona, mes të cilëve ka civilë dhe ushtarë irakian, supozohet se kanë humbur jetën ditëve të fundit gjatë përleshjeve...

Rreth 500 persona, mes të cilëve ka civilë dhe ushtarë irakian, supozohet se kanë humbur jetën ditëve të fundit gjatë përleshjeve të ashpra për ndërmarrjen e qytetit Ramadi, i cili mbrëmë ra në duart e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI), deklaroi zëdhënësi i guvernatorit të provincës Anbar, Muhanah Hjamur.
Ai theksoi se qytetin, gjithashtu, e kanë braktisur rreth 8.000 banorë, që është hera e parë pas shpërnguljes së madhe në muajin prill, ku sipas të dhënave zyrtare, Ramadin dhe fshatrat në rrethinë i kanë braktisur madje 114.000 persona për shkak të luftërave të ashpra.
Autoritetet lokale pohojnë se xhihadistët kanë kryer vrasje masive ndaj ushtarëve irakian dhe civilëve në Ramadi./mia
