Këshilli ekonomiko-social, Mickoski dhe LSM dallime rreth rritjes së pagave

30.07.2025 16:55

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për jetën e rëndë...

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për jetën e rëndë, dhe standardit jetësor që kanë qytetarët tanë, por e njëjta nuk përmirësohet brenda natës, por nëse interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm sesa dallimet politike, atëherë mund të sjellim zgjidhje të mira.

Kështu u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, në takimin e Këshillit Ekonomiko-Social që u mbajtë në Qeveri, ku ishin të pranishëm edhe Sindikatat e ndryshme, si dhe punëdhënësit.

Mickoski poashtu shtoi se pagat në maj u rritën me 11 %, por rritje sipas tij ka pas edhe në produktet e brendshme bruto, si dhe tek prodhimet industriale.

“Jemi të vetëdijshëm për jetën e vështirë, e dimë se sfidat janë reale dhe se standardi nuk mund të përmirësohet brenda natës. Por gjithashtu e dimë se nëse të gjithë ne këtu besojmë vërtet se interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm sesa dallimet personale ose politike, atëherë jam i sigurtë se mundemi dhe do të sjellim zgjidhje të mira. Në maj pagat neto dhe bruto u rritën me 11 %, produkti i brendshëm bruto në tremujorin e parë u rrit me 3.2 %, prodhimi industrial, në maj u rrit me 9.4 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Për të mbështetur drejtpërdrejt ekonominë, këtë vit janë siguruar 250 milionë euro, dhe 250 milionë euro shtesë u drejtohen komunave për zbatimin e projekteve kapitale” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Por megjithatë Mickoski pranoi se ka dallime midis Qeverisë dhe disa prej sindikatave, e të cilat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe për rritjen e të gjitha pagave tjera për 6000 denarë.

Nuk mund të merret një qëndrim pa harmonozimin e qëndrimeve mes të dyja palëve thotë Minsitri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

“Ne çdoherë kemi deklaruar se nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, ndërsa kjo kërkesë ishte edhe në këtë takim nga ana e sindikatave. Pra, për këtë ne e kemi një qëndrim, dhe atë po e përsërisim gjatë gjithë vitit se nëse i harmoinizojnë qëndrimet Sindikata dhe Punëdhënësit, edhe ne jemi dakord me këtë, por nuk mund të mbajmë anë. Kurse pagat në Administratën shtetërore janë rritur në të gjitha sferat” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Nga Sindikata thonë se kërkesat e tyre janë të qëndrueshme.

“Ne besojmë se këto kërkesa janë të qëndrueshme, sepse jeta në RMV është shumë i shtrenjtë, shporta minimale sindikaliste që e llogarit LSM-ja vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa këtë vit vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve nga përfundimi i masës së fundit është rritur për 2.000 denarë apo çdo qytetar tani ka 150 euro më pak. Prandaj ne kërkojmë nga deputetët që ta ndryshojnë para shpalljes së zgjedhjeve lokale ligjin për pagën minimale, dhe e njëjta të jetë 500 euro” – tha Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

“Qëndrimi ynë është i qartë, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë të ketë rritje të pagave, por ti dëgjojmë qëndrimet e Qeverisë” – theksoi Kryetari i Konfederatës së Organizatave të Sindikatës së Maqedonisë, Marjan Risteski.

“Duhet të gjtiha gjërat ti shohim nga prizmi më i gjërrë, dhe për momentin duhet më tepër të fokusohemi në aspektin e produktivitetit, dhe rritje të kapaciteteve prodhuese” – deklaroi Vlladanka Trajkoska nga Këshilli i punëdhënësve.

Mickoski, poashtu shtoi se për herë të parë në shtatë vjet, është regjistruar një rënie e borxhit publik për 36 milionë euro, si dhe Qeveria ka shlyer plotësisht eurobondin prej 500 milionë eurosh nga viti 2018.

Në fjalën e tij, Mickoski përmendi edhe Strategjinë e re Fiskale 2026–2030, e cila forcon themelet për rritje të qëndrueshme ekonomike në pesë vitet e ardhshme.

Ai pret që Programi i Punës i Këshillit Ekonomik dhe Social për vitin 2025 të miratohet sot, i cili duhet të jetë një konfirmim i funksionimit të këtij këshilli si një mekanizëm i vërtetë për dialog social.

Mickoski poashtu ka thekësuar se inflacioni në qershor ishte rreth pesë 5% në shumicën e vendeve evropiane, ndërsa në vendin tonë 4,5 %. (Fitim Kryeziu, TVM2)