Shqipëri-Kosovë, kolona kilomterike në pikën kufitare

30.07.2025 18:16

Në pikën kufitare të Vërmicës, mes Shqipërisë dhe Kosovës, është vërejtur një fluks i madh, që ka shaktuar kolona kilometrike...

Një fluks i pazakontë udhëtarësh është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikën kufitare të Vërmicës, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kolona kilometrike automjetesh janë krijuar si pasojë e kthimit masiv të emigrantëve kosovarë nga vendet e Evropës drejt Shqipërisë për pushimet verore.

Pritjet në kufi zgjasin deri në dy orë, duke shkaktuar pakënaqësi e lodhje tek udhëtarët. Drejtuesit e mjeteve thonë se vonesat po u bëjnë udhëtimin tepër të mundimshëm, veçanërisht në këtë periudhë me temperatura të larta.

Megjithëse lëvizja mes Shqipërisë dhe Kosovës është formalisht e lirë për shtetasit e të dy vendeve, ata janë bllokuar në trafik, për shkak të volumit të madh të mjeteve dhe procedurave të zgjatura për të hyrë nw Kosovw.

Emigrantët theksojnë se situata përsëritet çdo verë dhe kërkojnë nga autoritetet shtimin e sporteleve dhe përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe stresi i udhëtarëve. (Luljeta Ndoka, TVM2)