Mexhiti: Bit Pazari 1992 një nga momentet më të rënda
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti...

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti, ka kujtuar ngjarjen e Bit Pazarit të vitit 1992, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë dhe
Në një postim në rrjetet sociale Mexhiti thekson se: “Ka vende ku guri nuk është gur, por lavdi e gdhendur. Ka data që nuk u takojnë vetëm historianëve, por edhe ndërgjegjes. Bit Pazari i vitit 1992 është një nga ato vende. 6 dhe 7 nëntori janë nga ato data. Sot e shkruam në gur, një ngjarje që nuk guxon të harrohet kurrë. Shpalosëm pllakën përkujtimore për ngjarjen e Bit Pazarit të vitit 1992, si kujtesë për dhimbjen, refuzim për harresën, thirrje për drejtësi! Bit Pazari i ’92-shit është mesazh. Është provë. Është borxh. Është harta morale e shqiptarëve. Prej aty shihet gjithçka: edhe padrejtësia e djeshme, edhe përgjegjësia e sotme, edhe drejtimi i të ardhmes. Përgjigjja jonë është ndërtimi i institucioneve të forta, drejtësisë që nuk përkulet dhe barazisë që nuk bëhet kompromis. Sepse vetëm kështu u jepet kuptim sakrificave dhe sigurohet që padrejtësia të mos përsëritet kurrë”, thekson numri dy i qeverisë Izet Mexhiti.
