Botë

Një i vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Havai

18.05.2015 10:12

Një marinar amerikan e ka humbur jetën, ndërsa edhe 21 persona janë lënduar mbrëmë gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit "MV-22 Ospri" në Havai...

Zëdhënësi i Flotës pacifike të Marinës ushtarake amerikane Alek Lim kumtoi se helikopteri është rrëzuar gjatë tentimit për aterim të detyrueshëm.
 
Ai informon edhe se lëndimet e personave në helikopter janë "nga kritike deri në të lehta".
 
Sipas Lim, gjatë aksidentit në helikopter ishin 21 ushtarë dhe një infermier.
 
"Në vijim është hetimi për arsyet e aksidentit", shtoi Lim.
 
Helikopteri ishte shfrytëzuar për trajnimin e ushtarëve në bazën e aviacionit "Belouz" të ishullit të Havait Oahu.