Gashi: Para shpalljes së zgjedhjeve të zgjidhen Avokati i Popullit dhe kreu i Antikorrupcionit

31.07.2025 14:47

Përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit...

Përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, përzgjedhja Kryetarit të Komisionit për Parandalim të Korupsioniot, dhe shpallja e zgjedhjeve lokale, janë tre sfidat më kryesore të Kuvendit gjatë këtyre ditëve, tha mes tjerash Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, gjatë një takimi me gazetarët.

Sipas numrit 1 të shtëpisë ligjvënëse, deputetët dhe i gjithë stafi i Kuvendit ndodhet para një momenti që për kohë të shkurtër para shpalljes së zgjedhjeve lokale, duhet të gjejë zgjidhje për shumë sfida.

“Në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit, dhe për Kryetarin e Komisionitt e Anti Korupsionit, po mundohemi që ti mbrimë të gjitha afatet, që mos të bien ndesh me afatin e shpalljes së zgjedhjeve, prandaj ende nuk e kemi definuar saktë datën, por kjo do të jetë më siguri në pjesën e parë të muajit gusht, që të arrihet afati për zgjedhjet” – tha Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Për sa i përket zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, konkursi tanimë ka përfunduar, ku janë paraqitur për këtë pozitë plotë 17 kandidat, fillimisht komisioni parlamentarë për zgjdhje dhe emërime duhet të diskutojë për këtë çështje, pastaj emri i përzgjedhur vjen në seancë plenare.

Ndërsa sipas Gashit, procedurat për zgjedhjen e re të Kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korupsionit, e detyron Kuvendin që në afat prej 10 ditëve pasi të deponohet dorëheqja, të shpallë konkurs, i cili duhet të hapet sot.

Gashi poashtu foli edhe për interpelancën e cila kaloi në Kuvend për shkarkimin e Prokurorit Publik të shtetit, Ljupço Kocevski, dhe se tani vendimin final për shkarkimin e tij e kanë institucionet tjera, siç janë Qeveria dhe Këshilli i Prokurorëve. (Fitim Krzeyiu, TVM2)