Kandidatura për Gjykatëse në Strasburg, Ristoska ankohet për presion nga Qeveria
Prokurorja Lençe Ristoska...

Prokurorja Lençe Ristoska, ka reaguar pasi Qeveria tërhoqi listën e tre kandidatëve në garën për gjykatës në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Ristovska thotë se duke pasur parasysh që Qeveria refuzon të japë sqarime se cilat kritere nuk i përmbushim si kandidatë, gjë që është në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, ajo sqaron disa gjëra.
“Gjatë dy muajve të fundit, kam pasur indikacione se duhet të tërheq kandidaturën time për gjyqtar në gjykatën e Strasburgut, dhe në të njëjtën kohë, një fushatë shpifëse kundër meje po kryhej publikisht. Prandaj, lëvizja e Qeverisë për të mos pranuar listën për mua ishte e pritshme, vetëm se forma me të cilën Qeveria do të përpiqej të shkelte procedurën dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë, si dhe udhëzimet që vetë Qeveria i dha Komisionit në vendimin për themelimin e tij, ishte e pasigurt. Mospërputhja e vendimit të Qeverisë mund të ndihet nga formulimi i përgjithshëm i mospranimit të listës, nga mungesa e transparencës dhe refuzimi për të dhënë informacion specifik në lidhje me kriteret që kandidatët pretendohet se nuk i plotësojnë”, - thekson Ristovska, duke shtuar se sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës, procedura duhet të jetë e sigurtë dhe e përcaktuar paraprakisht, e drejtë dhe transparente.
