Aksident tragjik në autostradën Tetovë–Shkup, tre të vdekur dhe një fëmijë i lënduar
Policia Tetovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku...

Policia Tetovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Tetovë–Shkup, në dalje të Tetovës, ku janë përfshirë një veturë e tipit Opel me targa të Tetovës dhe një autobus.
Sipas informacioneve fillestare, në vendngjarje kanë ndërruar jetë dy persona – një burrë dhe një grua, derisa një grua tjetër ka humbur jetën në Spitalin Klinik të Tetovës, si pasojë e plagëve të marra.
Në aksident është lënduar edhe një fëmijë, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes ndodhen prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe njësitë e policisë, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia bën të ditur se për më shumë detaje do të informojë publikun pas dokumentimit të plotë të rastit.
